Ujërat e zeza dalin në sipërfaqe në zonën e plazhit
Në lagjen 13 në Durrës, e njohur dhe si zona e plazhit, kanë shpërthyer ujërat e zeza. Prej të paktën dy javësh, banorët thonë se përballen me erën e keqe, ndërkohë që fëmijët rrezikojnë të preken nga sëmundje infektive. Prej dy javësh në lagjen 13 të Durrësit kanë dalë në sipërfaqe ujërat e zeza.Korsitë e bicikletave në rrugën ekzistuese të Plazhit me një gjatësi prej 800 metrash kanë prezencë të ujërave të ndotura, që kanë shpërthyer nga kanalizimet poshtë bazamentit të rrugës.Banorët e zonës thonë se kanë vënë në dijeni ndërmarrjen e ujësjellës kanalizimeve Durrës, por problemi ende nuk ka marrë zgjidhje.Në zonën ku kanë shpërthyer ujërat e ndotura, përveç banesave ndodhet shkolla 9-vjeçare "Bajram Curri", dhe një numër i konsiderueshëm biznesesh.Në drejtorinë e Ujësjellës-Kanalizimeve Durrës thonë se në këtë zonë nuk do të ndërhyhet para këtij viti për mungesë fondesh./Oranews.tv/