Pronarët e pastiçerisë refuzuan t’i bënin tortën çiftit të lezbikeve, gjobiten me 137 mijë $
Pronarët e një furre pastiçerie në Portland të SHBA-së që refuzuan të bënin një tortë dasme për një çift lezbikesh kanë paguar 144 mijë dollarë dëmshpërblim, për akuza diskriminimi.Pagesa duhet të bëhej pasi Aaron dhe Melissa Klein, pronarët e pastiçerisë “Sëeet Cakes”, refuzuan të bënin një tortë në vitin 2013, kur Laurel dhe Rachel planifikuan të bënin dasmën e tyre.Aaron Klein i dorëzoi shtetit një çek me 137 mijë dollarë ditën e hënë, lajmëroi zëdhënësi i Byrosë së Portland, Charlie Burr.Çifti Klein po e paguan ‘gjobën’ me këste. Pasi Aaron dhe Melissa refuzuan të bënin tortën, Byroja e Shtetit e konsideroi si shkelje të ligjeve anti-diskriminuese, duke qenë se dyqani i tyre nuk ishte as i regjistruar si institucion fetar.Pavarësisht se çifti Klein e apeloi vendimin dhe refuzoi të paguante gjobën duke thënë se kishin vështirësi ekonomike, apeli i tyre nuk u mor parasysh.Avokati i Klein-ve, Tyler Smith, tha se pronarët e pastiçerisë ishin të përkushtuar ndaj besimit dhe e respektonin atë në çdo aspekt të jetës së tyre, prandaj refuzuan t’i bënin tortën çiftit të lezbikeve.