Tregtarët: Blerjet këtë vit ishin të ulëta, Qytetarët: Më pak shpenzime për festa
Edhe festat e fundvitit nuk kanë dhënë efekte në rritjen e konsumit te familjeve shqiptare. Nga një vëzhgim i bërë në disa tregje, tregtarët deklarojnë se çmimet janë të ulta por blerësit këtë vit kanë qenë shumë të paktë. Këtë gjë e konfirmojnë edhe qytetarë te ndryshem me te ardhura te mesme dhe te uleta të cilët shprehen se do te kene ne treyezn festive te nderrimit te viteve gjërat e domosdoshme.Tradita e familjeve shqiptare sipas të cilës në festat e fundvitit shpenzimet rriten duket se është zbehur. Rënia e konsumit ndjehet edhe pse festa e nderrimit te fiteve ështe ne prag. Tregtarët shprehen se çmimet nuk kanë ndryshuar krahasuar me nje vit me parë por kerkesa ka qenë mjaft e dobët.Edhe qytetarët pranojnë se gjatë këtij viti kanë blerë më pak ushqime të shportës pavarësisht se është prag festash.Ndërkohë që vijojnë ti qëndrojnë gatimeve tradicionale që janë bakllavaja dhe gjeli i detit.Sipas të dhënave të INSTAT konsumi i shqiptarëve ka rënë ndjeshëm për shkak të pasigurise për të ardhmen ndërkohë që edhe për vitin e ardhsmë pritshëmëritë nuk janë pozitive.
/Oranews.tv/