Irani 'provokon' SHBA-në duke lëshuar raketa pranë luftanijeve të saj

Marina iraniane ka kryer disa teste të raketave të saj javën e kaluar në afërsi të luftanijeve amerikane në ngushticën e Hormuzit, thanë zyrtarë nga ushtria amerikane.Këto teste kërncënonin të shkaktonin tensione të reja mes dy vendeve pas marrëveshjes së tyre historike bërthamore.Irani gjuajti disa raketa të pakomanduara rreth 1300 metra nga dy luftanijet amerikane, tha zëdhëniësi i ushtrisë amerikane Kyle Raines.“Testet ishin shumë provokative,” u shpreh ai. Ngushtica e Hormuzit është një vijë uji e ngushtë mes Iranit dhe Omanit që ofron kalimin e 1/3 të naftës që tregtohet nga deti.Ngushtica është gjithashtu e rëndësishme për anijet që marrin pjesë në luftën kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik.