Fluks qytetarësh për të blerë gjelin e detit në periferi të Tiranës

Shumë qytetarë jane përpjekur qe naten e ndërrimit te viteve në tryezen e  tyre te mos u mungoje geli i detit, simboli i kesaj feste.Kete vit bashkia u kujdes qe ne zones e Baldushkut,  e njohur për rritjen  e gjelit të detit te ngrihej nje treg i posacem per tregetimin e tyre. Qytetarët deklarojnë se vetëm për këtë arsye kanë zgjedhur që të blejnë mbretin e tavolinës për darkën e Vitit të Ri në Baldushk.Fermerët e kësaj zone i ofrojnë të gjithë blerësve edhe shërbimin e therrjes së gjelave kundrejt një pagese shtese prej 300 lekësh.Por rënia e konsumit ndjehet edhe në këtë treg.Fermerët deklarojnë se nuk kanë arritur të shesin as gjysmën e krerëve që kanë rritur pasi kërkesa ka qenë e uletNjë gjel deti shitet me 700 lekë kilogrami ndërsa pulat e detit me 800 lekë kilogrami. Ndërkohë që  gjeli i detit i blerë në kushte frigoriferike është më i lirë dhe shitet me 600 lekë kg.