Çmimi i biletës së urbanit, Veliaj dhe Shoqata e Transportit ende pa marrëveshje
Është mbyllur pa asnjë marrëveshje takimi i kreut të bashkisë së Tiranës me Shoqatën e Transportit kryeqytetas.Kreu i Bashkisë ka kërkuar indeksimin e çmimit, gjë që për Shoqatën e Transporteve nuk është një zgjidhje përfundimtare duke rikujtuar se nga 1 janari nuk do të ketë transport urban."Përpjekjet janë për biletat elektronike janë për zgjerimin e linjave të qytetit për të shkuar në periferi, janë plane shumë të mira, por janë plane për tu zgjidhur dhe kërkojnë kohën e tyre. ne kemi arritur në një sghkallë që nuk po përballojmë dot shërbimin. Nga ana e kryetarit na u tha sot që mund të bëhet një indeksim për vitet që kanë kaluar. Sa është ky indeksim ? Nëse ata zotërnj e dina, ta dëgjojmë se cfarë është dhe do ju japim përgjigje nesër. Nëse nuk do jemi të kënaqur nga ajo që do bëhet.. ne jemi plotësisht dakord që cdo gjë do kohën e vet, por kemi arritur në një kohë që ka 8 vjet që vetëm flasim dhe futemi me borxhe me mendimin që do rregullohet sot apo nesër", tha një përfaqësues i shoqates."Ne i kërkojmë të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak ju lutemi mos ta politozjnë këtë problem. Nuk është problem politik, por është problem për qytetarët e Tiranës dhe për ne prandaj ta shohin me qetësi. Ne do presim e shpresojmë te Këshilli Bashkiak. Do dalim edhe nesër në konferencë për shtyp për qëndrimet tona", u shpreh një tjetër përfaqesues."Meqë këshilli bashkiak është mbledhur, jo më larg se dje kryetari i bashkisë së Tiranës ka takuar homologun nga Prishtina. I bëj thirrje kryetarit që të shohi sa kushton bileta në Prishtinë, është gjysëm euro. Është 70 lekë me lektë tona", deklaroi per mediat perfaqesuesi tjeter i shoqates.Më herët gjatë fjalës së tij, Erion Veliaj pohoi se do të vijonte negociatat me shoqatën për të mos rrezikuar kështu transportin.Veliaj: Do të shkoj të bëj një negociatë edhe që ta sjell për diskutim këtu sepse nuk jam i papërgjegjshëm, për të kuptuar se deri në cfarë pikë mund të gjejmë një zgjidhje që data 1 janar pasi kemi bërë gëzuar mos ta gjejë të paralizuar Tiranën. E megjithatë një gjë që është jashtë diskutimit është edhe bileta 70 lekëshe, po sidomos aboneja e studentit që për ne është e padiskutueshme.Pak ditë më parë Shoqata e Transporteve deklaroi se bileta e urbanit do të bëhet 70 lekë pasi sipas saj me cmimin aktual nuk mbulohen shpenzimet e shoqërisë.Të enjten e 31 dhjetorit shoqata ka lajmëruar një tjetër komunikim me mediat për të dhënë verisionin e tyre për këtë çështje.