Fenomeni meteorolgjik "El nino" arrin kulmin në 2016
Viti 2016 do të dominohet nga moti i quajtur El Nino, një fenomen metereologjik që shkaktohet nga temperatura të pazakonta të ngrohta të oqeanit.Madje ekspertët parashikojnë se pikërisht gjatë vitit të ardhshëm fenomeni do të shënojë edhe kulmin e tij. Rritja e këtyre temperaturave, ndryshimi dhe paqëndruashmëria e tyre ka shumë gjasa të shoqërohet me rritjen e urisë dhe sëmundjeve për miliona njerëz në 2016.El nino do të përkeqësojë thatësirat në disa pjesë të globit dhe në disa të tjera do të sjellë përmbytje masive. Sipas parashikimeve, impakti më i madh i këtj fenomeni meteorologjik do të jetë në Afrikë dhe gjatë muajit shkurt vendi do të përballet me mungesë ushqimore. Kurse rajone të tjera si ishujt Karaibe, Amerika Qëndrore dhe Jugore do të preken në 6 mujorin e dytë të vitit të ardhshëm nga El nino.Kjo ngjarje periodike e motit , e cila ka tendencë të miksojë temperaturat e larta me lagështirën dhe thatësirën bëri që 2015 të jetë viti më i nxehtë në librin e rekordeve. El Nino karakterizohet nga temperatura jashtëzakonisht të ngrohta të sipërfaqes së oqeanit Paqësor në zonën qendrore dhe lindore tropikale të tij. Fenomeni ndodh në intervale 2-7 vjeçare dhe ka një ndikim shumë të madh në klimën e botës.Ekspertët shpjegojnë se reshjet e shiut janë reduktuar shumë në vendet tropikale me shifera që shkojnë nga 20 deri në 30 përqind. Indonezia është përballur me thatësira të mëdha, teksa nëj situatë të ngjashme ka përjetuar edhe Brazili dhe autralia.Agjencitë e ndihmave si Oxfam ngrenë shqetësimin se ndikimet dhe pasojat e el ninos gjatë 2016 do ti bashkohen stresit të krizave ekzistuese si luftrat në siri, sudanin jugor dhe jemen, krizës së klandestinëve , terrorizmit etj.