Kolaudimi i makinave, qytetarët e lënë në afatin limit, radhë të gjata

Në pikën e kolaudimit të automjeteve në Korcë, vërehen radhë kilometrike të cilat janë prezente prej të paktën 10 ditësh. Ndonëse shërbimi ofrohet me orar të zgjatur, sërish fluksi është i madh, pasi qytetarët kërkojnë të bëjnë kolaudimin e makinave para vitit të ri, se në të kundërt, do paguajnë  taksat e makinave për dy vite.Korçë-Rradhë të gjata konstatohen në pikën e kolaudimit të automjeteve ne Korçe.Dhjetëra drejtues mjetesh të cilët e shtynë këtë proces deri në pragun e ndërrimit të viteve, qendrojnë ne pritje me orë apo ditë per të kryer kolaudimin e makinës para vitit të ri, ndërkohë që shërbimi ofrohet edhe jashtë orarit deri më 31 dhjetor.Drejtuesit e mjeteve të ardhur nga Pogradeci, Devolli e Kolonja qendrojnë në radhë prej mesnatës për të kolauduar makinën.Qytetarët janë të detyruar të përfundojnë kolaudimin e makinës deri në fund të vitit, pasi në të kundërt në janar të 2016-s do u duhet të paguajnë përvec kolaudimit edhe taksat e makinës për dy vite./Oranews.tv/