Transporti i fëmijëve në shkolla, Haxhinasto: Masa të ashpra për rritjen e sigurisë
Të gjithë drejtuesit e automjeteve që transportojnë fëmijët në shkolla dhe kopshte vitin e ardhshëm do të përballen me disa kritere më të ashpra, me synim rritjen e sigurisë.Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto shpjegon se vendimi parashikon forcim të kritereve për licensimin e automjeteve që përdoren për këtë shërbim.Haxhinasto: Operatorët që bëjnë transportin e fëmijëve përcaktojnë qartë kualifikimet e tyre, përcaktojnë integritetin dhe veçoritë që duhet të plotësojnë për këtë lloj shërbimi, pasi është një transport mjaft delikat dhe me përgjegjësi të lartë.Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaroi se këto masa do ti japin fund automjeteve të tejmbushura me fëmijë.Tahiri: Ju e dini shumë mirë që trashëgojmë një situatë ku çdo institucion arsimor kryesisht privat, përdor mjete thuajse të rastit për mbledhjen dhe transportimin e fëmijëve për në institucionin arsimor, jo vetëm kaq por shpesh tranporti është përtej çdo kapaciteti, teknik dhe çdo kushti sigurie brenda mjeteve duke rrezikuar së pari jetën e vetë fëmijëve.Ndërkohë Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla deklaroi se ky vendim është mjaft i rëndësishëm për transportin e sigurt të fëmijëve.Nikolla: Kjo është një nismë e mbarë që do të pasohet me masa të tjera dhe me vëmendje tjetër të shtuar për të plotësuar gjithë fokusin për ti bërë shkollat më të sigurta.Kreu i Transporteve rikujtoi edhe njëherë se vitin e ardhshëm do të hyjnë në fuqi edhe rregullat për makinat private dhe për këtë te gjithë prindërit duhet të blejnë ndenjëse të posaçme për fëmijët nën moshën 12 vjeç.