Viti i Ri me temperatura minus, Ministria e Brendshme këshilla për drejtuesit e mjeteve

Viti i Ri pritet të vijë me temperatura shumë të ulëta që do të arrijnë deri në -15 gradë celcius në zonat malore. Ministria  e Brendshme këshillon gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në disa akse kryesish malore, për shkak se ulja e temperaturave do të shoqërohet edhe me reshjet shiu dhe dëbore.Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme akset më problematike ku priten ngrica të theksuara janë Pukë - Qafë Mali - Fierzë - B.Curri - Valbonë, B.Curri - Qafë Morini, Rruga e Kombit, Milot - Rëshen - Kukës - Qafë Morinë, Kukës - Kalaja e Dodës, Kukës -Bajram Curri.Gjithashtu kujdes për të shmangur aksidente të mundshme rrugore duhet bërë dhe në akset Shkodër - Koplik - Hani i Hotit,    Koplik - Theth, Shkodër - Vermosh,  Pukë - Fushë Arrëz - Iballë, Burrel -Qafë Buall - Bulqizë, Peshkopi - Maqellarë; Librazhd -Stërblevë - Peshkopi, Peshkopi - Kalaja e Dodës.Edhe në Juglindje të vendit, apelohet për qarkullim të kujdesshëm në aksetElbasan - Librazhd - Qafë Thanë, Pogradec - Korçë - Kapshticë,  Korçë - Qafë Qarri, Ersekë-Leskovik - Tre Urat;   Korçë - Voskopojë; Korçë - Dardhë, Gramsh - Cërrik - Elbasan. Berat - Poliçan - Çorovodë;     Memaliaj - Tepelenë - Gjirokastër - Kakavijë,      Gjirokastër-Sarandë, Llogara-Himarë.Ndërkohë për cdo emergjencë prefektët e qarqeve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Rrugëve dhe Policinë Rrugore do të inspektojnë depozitimin e kripës në segmentet problematike dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare nga ana e subjekteve të kontraktuara.Ministria e Brendshme thekson se do ndëshkohet cdo subjekt që nuk përmbush detyrimet kontraktuale, dhe do ketë masa dhe ndaj drejtuesve të Degëve Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Rrugëve për mosushtrim kompetencash.