Rama: Nxitësit e përçarjes së reformës në drejtësi do të dështojnë

Bilancin e punës së qeverisë së 365 ditëve, kryeministri Edi Rama e përmblodhi në një konferencë prej afro 120 minutash, gjate se cilës  foli me nota optimiste për reformat  por gjithësi pranoi se nuk ka vend për brohorimaKryefjala  e reformave, mbetet drejtësia, për të cilën kryeministri Edi Rama tha se kishte zgjedhur të injoronte përmbajtjen, për të mos ndikuar  punën e ekpsertëve. Por, vula do të jetë politike me votimin në Parlament dhe kryeministri garantoi votën konsensuale, nen bekimin e  Komisionit të Venecias.Edi Rama: Kemi Komisionin e Vencias, kemi draftin , përputhim të dyja, votojmë reformën dhe bëjmë një konsensus spektakolar, të papritur dhe të paparashikaur dhe as të imagjinuara në përfytyrimet e mia optimiste.Për herë të parë, kryeministri  foli për tentativa përçarjeje të votës së shumicës për reformën, por garantoi se nxitësit e saj do dështojnë.Edi Rama: Jam i bindur se asnjë diversion i cfarëdolloji për të çarë shumicën në këtë proces nuk do të ketë sukses. Duke prekur çështjen e negociatave me BE kryeministri i kujtoi Brukselit, ato duhej të ishin çelur ndërkohë, pasi reformat janë në rrugë të mbarë.Edi Rama: Negociatat duhet të ishin hapur, por nuk ka shumë rëndësi. Ajo që po bëjmë ne, psh me reformën në drejtësi është ezaurimi i kapiturllit 23-24 të negociatave.Shefi i qeverisë  sfidoi sërish opozitën kur e ftoi të faktojë akuzat , për 19 deputetë të inkriminuar nga radhët e shumicës.Edi Rama: Nëse kjo del gënjeshtër atëhere ka një përgjegjësi të madhe, nëse del e vërtetë atëhere ka një duartrokitje që do ti bashkohem edhe unë. Klementina Cenkollari: Përvecse do të duartrokisni do të merrni mbi supet përgjegjësitë?Edi Rama:  Nëse ka aty apo nuk ka aty, tja lëmë janarit ne këtu do të jemi, nuk ka zgjedhje të parakohshme në janar.Duke numëruar reformat në sektorin ekonomik,  kreu i qeverisë premtoi:Edi Rama:  Jemi besimplotë se viti i ardhshëm do të jetë viti i kapërcimit të 3% të rritjes ekonomike.Edhe një herë Rama këmbënguli në  vështirësitë e qeverisë  për anulimin e koncesioneve për shkak të murit ligjor me të cilët janë firmosur nga qeveria e shkuar, por për liberalizimin e transportit ajror ai kishtë këtë përgjigje:Edi Rama: Që vitin e ardhshëm ne do të kemi liri në territorin e Shqipërisë për ndërtim aeroportesh të rinj përtej rrezes 80 km perimetër nga Rinasi. Kartolina të veçantë të urimit të kryeministrit  shkuan për qytetarët  që do të kenë nevojë për kujdesin e mjekut të familjes, i cili do të jetë falas, si edhe për kamionistët  që kryejnë shkëmbime tregtare me Italinë,  ndaj të cilëve nuk do të aplikohet më taksimi i dyfishtë.Akoma më i vecante kryeministri ishte me përfaqësuesit e medias të cilët i garanatoi se nuk ka ndryshuar.Edi Rama: Në botën mediatike shqiptare ka plot këneta. Gjithësekush është i lirë në këtë vend dhe në një vend të lirë që të bëjë një knetë, të zhytet dhe vetë në kënetë, të bëjë dhe bretkosën, kjo është liri. Por mos më thoni që bretkosa është soprano. Të vetmit që mund të ankoheni seriozisht për fjalimet e mia të gjata, por nuk ju premtoj që do ndryshoj vitin e ardhshëm./Oranews.tv/