Sekuestrohen 16 kg kanabis e fshehur në dyert e makinës, arrestohet poseduesi

Policia Kufitare godet një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike në Portin e Vlorës, duke sekuestruar 15 kg 740 gr lëndë narkotike të llojit "Cannabis sattiva" në një automjet "BMV" në Pikën Kufitare të Portit të Vlorës.Policia ka arrestuar në flagrancë poseduesin e lëndës narkotike, njëkohësisht drejtuesi i mjetit, Sokrat Sulejmani, 26 vjeç, banues në Vlorë.“Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrolleve të zakonshme që u bëjnë automjeteve që kalojnë në Pikën Kufitare të Portit të Vlorës, kanë konstatuar një mjet të dyshimtë i cili posedonte lëndë narkotike. Gjatë kontrollit të imtësishëm që i është bërë mjetit tip "BMV" me targë: AA 225 MK, Shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lënde narkotike prej 15 kg e 74 gr të llojit "Cannabis-sattiva", thuhet ne njoftimin e policisë.Lënda narkotike ishte e ndare në 15 pako, të mbështjella me letër natribani të tejdukshme, të cilat ishin të fshehura në pjesën e poshtme të dyerve anësore (traversë).Policia ka bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: Sokrat Sulejmani, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".[caption id="attachment_647048" align="alignnone" width="640"]b8c24adb-77b9-4327-9cbf-dc7c803fcef2 Droga e fshehur ne makinen BMV[/caption][caption id="attachment_647050" align="alignnone" width="640"]b4a4e178-0b79-4c33-9c6b-86fcdb5f3bde Droga e fshehur ne makinen BMV[/caption][caption id="attachment_647049" align="alignnone" width="640"]70d886d0-22bf-4414-8917-1c67093da9c7 Mjeti BMV ku u kap droga[/caption][caption id="attachment_647051" align="alignnone" width="640"]2c44e069-ff41-43ab-b18d-b4971746162d Mjeti BMV ku u kap droga[/caption]