Taksa e moteleve “ndez” Këshillin bashkiak, debate dhe fyerje personale

Është shoqëruar me debate të forta deri dhe në fyerje diskutimi i taksave të reja në Këshillin Bashkiak të Tiranës.Ka qenë pikërisht taksa për hotelet “molla e sherrit” mes këshilltarëve të djathtë dhe kryebashkiakut Veliaj, e që pasoi me një debat të ashpër deri dhe në fyerje personale mes tyre.Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë dhe këshilltarë të tjerë qëndruan për disa minuta në këmbë tek foltorja e Veliaj, derisa kryetari i Këshillit Dalipi ndërpreu për 5 minuta seancën.Debati i plotëVeliaj: Pashë tollovi të jashtëzakonshme për taksën e hoteleve, po jua them dhe njëherë hotelet nga 4-5 yje e kishin 7.5-10 e kanë 2.5 euro. Iku kjo.Olli: Ku keni hotele me 4-5 yje në Shqipëri, hoteli më i lartë është me 3 yje sipas pretendimeve që duam të shkojmë në Europë. Të pretendoni në Shqipërinë për 4 deri në 5 yje, jeni jashtë realitetit.Veliaj: Unë jam i Tiranës.Olli: Jo i Tiranës të jesh, por dhe sipër Tiranës.Veliaj: Kemi dy dhe një, tre.Olli: Ke dy vetëm.Veliaj: Sigurisht pra, aq sa janë. Tani ti më thua për Shqipërinë, nëse ke ndonjë ambicie më të madhe ik shko kandido për parlament por këtu jemi për Tiranën. Në Tiranë kemi vetëm 3 hotele tek kjo kategori dhe taksa ju ulet. Tre administratorët këtu thonë faleminderit ju bërtisni sikur çfarë ka ndodhur. Iku. Për hotelet e tjera që janë nën këto, apo nuk kanë yje fare është bërë 1 euro. Dëgjova atë, thoshte i është rritur moteleve. Së pari unë nuk besoj që qytetarët normal të Tiranës rrinë nëpër motele, secili fle në shtëpi të vet. Nëqoftëse ju rrini nëpër motele ky është problemi juaj, por qytetarët rrinë në shtëpi. Një parti që thotë jam këtu për taksën e moteleve dhe qytetarët e Turanës i rëndon taksa e moteleve ky është problemi personal i juaji. Nuk është problem publik, në fund të ditës qytetarët flenë në shtëpi.Topallaj: Ty të ka blerë mami shtëpi shumë, por kush nuk ka.Veliaj: Nuk ka problem, kam dëgjuar nga Saliu, Argita dhe Shkelzeni. Nuk ka problem. Ty nuk të pjerdh hiç, se ti je aq i parëndësishëm.Topallaj: Ti je idiot.Veliaj: Kur munda shefat e tu, ty të bëj pilaf.Topallaj: Ti je idiot.Veliaj: Ajo që është e rëndësishme është të ndajmë problemet personale të disa këshilltarëve nga problemet publike. Në qytetin e Tiranës njerëzit flenë në shtëpi, në hotelet në Tiranë vinë zakonisht një klientelë biznesi. Nuk na vjen nje kleintelë turizmi se nuk kemi plazh, është tjetër gjë politika në bregdet. Shkoni dhe flini në shtëpitë tuaja, mos u merrni me motelet se nuk është ky problemi i Bashkisë. E dyta, taksa e tabelës.Olli: Kryetar ndërprisni seacën, nuk mund të lejojmë të fyhemi.Veliaj: Taksa e tabelës bëhet zero.Olli ngrihet në këmbë dhe i afrohet Veliaj tek foltorja: Keni fyer.Veliaj: Nuk të fyeu njeri. Do rrish ti këtu, hajde dhe ulu.Pranë Ollit vjen dhe Topallaj.Olli: Kërko falje.Veliaj: Ulu atje se do kërkoj. Nuk të nderon, hera e parë që bëhet në Tiranë, që ti vjen këtu, mësohu me kulturë.Topallaj: Ka nivel intelektual, prandaj ofendon.Olli: Ti nuk mund të fyesh.Veliaj: Sa të mbaroj, nuk është muhabet kalamajsh, sillu si i rritur dhe si qytetar.Le të mbarojmë këto taksat.Mirë se ke ardhur në Tiranë. E vlerësoj pasionin tënd për Tiranën.Kraja: Kryetar i Këshillit bashkiak po bëni një maskaradë duke filmuar, çfarë po bëni?Çfarë po bëni kryetar i Këshillit bashkiak, kujt po i shërbeni, zëdhënës i kryetarit apo Këshillit tonë?Ta respektojmë, ta mbajmë qytetare, mos të ulim nivelin.Të ndërhyjë Kryetari i Këshillit.Veliaj: Si qytetar keni ardhur në Tiranë do të silleni me rregullat e Tiranës. Në Tiranë dëgjohet tjetri, unë ju dëgjova.Olli: Nuk mund të vazhdojë kjo seancë.Kraja: Siç ju përzunë studentët në Politeknik zoti. kryetar i Bashkisë po ju përzëmë dhe sot.Veliaj: Nuk është mbledhje për një parti, por për të gjithë qytetarët. Qytetaria është e vështirë, por mësohet siç po e mësojmë të gjithë.Kraja: Normal se ju nuk keni lindur qytetar, prandaj.Olli: Çfarë duhet të presim ne, që ky të na shajë dhe me rob shpie tani, ky është fjalori?Veliaj: Mos e prish gojën, je në Tiranë, sillu mirë, të lutem do ulesh, fol nga mikrofoni.Olli: Të duhen shumë vite.Veliaj: Po pra, ambicia ime është ta bëjmë të bukur si Korça, ndërkohë ambicia juaj është të shtoni gjobat se do vandalizojmë Tiranën. Nuk ka sens. Ruajeni qetësinë.Kraja: Ju harroni që në Tiranë ka dhe hallexhinj që vinë për spitale, ka njerëz që vinë për të kryer punë, kështu që kujdes me gojën, mbajeni edukatën.Olli: Nuk mund të lejojmë fyerje nga askush, nëse një njeri mendon që nga kryeqytetari i parë është kryrrugaçi i Tiranës, nuk mund ta pranojmë.Dalipi: E ndërpresim seancën për 5 minuta.debate ne keshillin bashkiak5debate ne keshillin bashkiak4debate ne keshillin bashkiak3debate ne keshillin bashkiak2debate ne keshillin bashkiak1