Një burrë rreth të 50-ave gjendet i pajetë në rrugë, dyshohet të jetë aksidentuar

Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në afërsi të fshatit Vranisht, në aksin rrugor Korçë-Devoll.Viktima i seksit mashkull, rreth moshës 50 vjeç u gjet në anë të rrugës.Nga hetimet e para të policisë dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik.Ndërkohë që drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.Policia ka ngritur grupin hetimor për të sqaruar rrethanat dhe për të bërë identifikimin e autorit të ngjarjes.