Gruaja e divorcuar kërkon mbrojtje nga shteti: Famija e ish-burrit më dogji shtëpinë
Një nënë e divorcuar nga Lezha apelon shtetin ta ndihmojë.Rozeta Hila nga fshati Raboshtë thotë se jeta e saj dhe dy fëmijëve të mitur është në rrezik dhe kërkoj ndërhyrje urgjente të autoriteteve shtetërore.Rozeta Hila: Pas mbarimit të urdhërit të mbrojtjes i dha të drejtën edhe atij që të kthehet në banesë, por ai nuk është kthyer, ballë për ballë nuk ka dalë. Thjesht ka bërë çdo gjë pas krahëve. Gazetarja: Ju ka kërcënuar? Rozeta Hila: Me të gjitha llojet e mënyrave. Me jetë më kanë kërcënuar.Rozeta Hila shpjegon se pak ditë më parë shtëpia ku ajo jetonte me dy fëmijët e mitur është djegur, duke i lënë në qiell të hapur.Ajo thotë se zjarri ishte i qëllimshëm.Gazetari: Nga kush është djegur banesa?Rozeta Hila: Dyshohet se janë familjarët e ish-burrit tim. Kërkoj që shteti të më sigurojë jetën time dhe të dy fëmijëve e para, pastaj banesa është shkrumb dhe hi, nuk kam ku të fus kokën me dy fëmijë të vegjël.E kontaktuar nga Ora News, policia e Lezhës shpjegon se ngjarja është e qëllimshme dhe zjarri është vënë pas thyerjes së xhamit të banesës, por nuk ka zbuluar ende autorin e ngjarjes.[caption id="attachment_646869" align="alignnone" width="1006"]
Banesa e djegur[/caption][caption id="attachment_646870" align="alignnone" width="1005"]
Banesa e djegur[/caption][caption id="attachment_646871" align="alignnone" width="955"]
Banesa e djegur[/caption]