Çdo anije që ankorohet në portet shqiptare do të paguajë tarifë ekologjike

Pas ndotjes nga hidrokarburet në bregdetin e Durrësit, qeveria ka marrë vendim për të ndaluar çdo derdhje në det të mbetjeve të anijeve. Anijet duhet të shkarkojnë mbetjet tek operatorët e licencuar për grumbullimin dhe trajtimin e tyre referuar legjislacionit shqiptar në fuqi, si dhe të pajisjen me "certifikatën e dorëzimit të mbetjeve".   Në vendimin e marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave mbrëmjen e së hënës (28 dhjetor 2015), janë përcaktuar kriteret dhe rregullat që duhet të zbatojnë të gjitha mjetet lundruese që futen në territorin ujor shqiptar.Asnjë anije nuk do të mund të ankorohet në portet shqiptare pa paguar më parë një tarifë ekologjike.Nisur nga ngjarja e ndotjes së bregdetit të Durrësit, Ministria e Mjedisit ka vendosur t’i vjelë taksën ekologjike çdo anije për të shmangur kështu shkarkimin e  mbetjeve dhe ndotjes së detit.Sipas vendimit, të miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave parashikohet se çdo anije që ankorohet në  një port në vendin tonë përpara largimit nga porti, i dorëzon të gjitha mbetjet e krijuara nga anija.Nga ana tjetër do të jetë Ministria e Transporti ajo që pas konsultimit me Ministrinë e Mjedisit do të sigurojë që kostot trajtimit  dhe largimit të mbetjeve  të mbulohen përmes mbledhjes së tarifës ekologjike të detyruar për anijet dhe mjetet lundruese për mbetjet.Vendimi parashikon gjithashtu se Operatorët e liçensuar që do të kontraktohen nga Drejtoria e Përgjithshme Detare, duhet  të zotërojnë kapacitetet e nevojshme për të tërhequr sasinë dhe llojet e mbetjeve të krijuara nga anijet që përdorin  portin ku do të ankorojnë dhe të garantojnë trajtimin e këtyre mbetjeve në impiantet e tyre të çertifikuar dhe të liçensuara sipas legjislacionit mjedisor në fuqi dhe standarteve dhe normave të lejuara europiane.Vendimi parashikohet të hyjë në fuqi brenda 6 mujorit të parë të vitit 2016-të, pas miratimit të tarifës ekologjike nga nga Ministria e Financave.Një rregullore e tillë synon ti japë fund shkarkimit të mbetjeve në det të krijuara nga anijet që ankorohen në vendin tonë.