Kapen “mat” me armë në disko, plagos shokun për të fshehur pistoletën nga policia
Dy persona me precedent penalë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për armëmbajtje pa leje.Blutë kanë arrestuar Ernid Dredhaj 29 vjeç dhe Masimiliano Haxhiraj 21 vjeç, të dy banues në Vlorë, ndërsa ka sekustruar 2 armë zjarri pistoletë të llojit “Glok" dhe "Zastava" si dhe 20 fishekë të kalibrit 9 mm.Ndalimi i tyre u bë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet e natës të qytetit të Vlorës.Ka qenë një kontroll rutinë i policisë në kuadër të masave të ndërmarra për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, për kapjen e personave në kërkim apo me preçedentë penalë, që ka zënë mat dy të rinjtë.Në momentin kur këta persona kanë parë prezencën e Shërbimeve të Policisë, dyshohet se Masimiliano Haxhiraj, në tentativë për të fshehur armën e tij pistoletë të llojit "Glok", ka plagosur lehtë nga pakujdesia shokun e tij Ernid Dredhaj, në pulpën e këmbës së majtë.Policia thotë se Masimiliano Haxhiraj dhe Enrid Dredhaj, njihen nga policia si persona me preçedentë penalë e kriminalë, të përfshirë në veprat penale "Krime kundër personave" dhe "Armëmbajtje pa leje".Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:- një armë zjarri Pistoletë të llojit "Zastava" (Enrid Dredhaj), - një armë zjarri Pistoletë të llojit "Glok" (Masimiliano Haxhiraj), - 20 fishekë të kalibrit 9 mm, - një gëzhojë.