Vjollca Braho emërohet drejtoreshë e Fondit të Kujdesit Shëndetësor

Vjollca Braho është zgjedhur drejtuesja e re e Fondit të Sigurimeve të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.Emërimi i znj, Braho është bërë nga Këshilli Administrativ i Fondit.  Vjollca Braho, që nga janari i viti 2012 drejtoi Institutin e Sigurimeve Shoqërore gjatë një  procesi të plotë informatizimi dhe zbatimit të skemës së re të Pensioneve.Znj. Braho do të drejtojë një ndër institucionet më të rëndësishme shëndetësore, që verën e këtij viti  në sajë të një audit u zbuluan edhe abuzimet me barnat e rimbursueshme.Astrit Beci që drejtoi Fondin dha dorëheqje në muajin qershor dhe gjatë kësaj periudhe u komandua drejtoreshe Milva Ekonomi. Me emërimin e Brahos, Ekonomi mban sërish detyrën e zv/ministres.