Policia belge arreston dy persona, kishin planifikuar sulme për vit të ri

Policia belge ka arrestuar dy persona, pasi dyshohen se kishin planifikuar të organizonin sulme në Bruksel gjatë festave të fundvitit.Operacionet u zvilluan gjatë të dielës dhe të hënës në kryeqytetin belg dha krahinat e Flemish Brabant dhe Liege.Gjatë bastisjeve forcat policore kanë sekuestruar veshje ushtarake, pajisje komiuterike , por jo armë apo eksploziv.Gjithashtu në banesat e tyre u sekuestruan edhe materiale që dëshmojnë propagandën e shtetit islamik dhe esktremizmin e grupit.Sipas autoriteve vendase, të arrestuarit kanë patur në objetiv të sulmeve vende të njohura të qytetit apo objekte simbolike të tij. Njëri prej të arrestuarve dyshohet si rekrutues kryesor i një celule terroriste.Megjithatë paraprakisht policia belge dekalron se arrestimet nuk kanë lidhje sulmet tragjikë të parisit ku 130 perona humbën jetën.Që prej 13 nëntorit Belgjika ka qenë në gatishmëri të lartë, pasi disa prej autorëve mendohet se kishin bazën e tyre në Belgjikë.Truri i sulmeve të Parisit Abdelhamid Abaaoud ishte shtetas belg, i cili kishte udhëtuar për të luftuar në Siri.Gjatë muajit nëntor, Brukseli ngriti në nivelin maksimal alarmin, duke mbyllur për katër ditë universitete shkolla, metro dhe biznese.Katë ditë heshtje dhe patrulla policie treguan qartë jo vetëm panikun e qytetarëve, por edhe rrezikun e lartë të sulmeve terroriste në zemër të Europës.