Sulm kamikaz në Pakistan, 21 te vdekur, 78 të plagosur

21 perona kanë humbur jetën dhe 78 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi kamikaz në Pakistan.Ngjarja ka ndodhur në një prej godinave qeveritare në qytetin Marden, teksa talebanët morën përgjegjësinë e krimit. Sipas autoriteteve, një person i veshur me eksploziv hyri brenda ndërtesës ku gjendeshin qindra persona, e më pas aktivizoi bombën vetëvrasëse.Ndërtesa në të cilën punohej për databazen kombëtar të shtetit të Pakistanit dhe ku përfshiheshin edhe çështjet e kartave të identitetit për anëtarët e qeverisë, u përfshi nga kaosi dhe paniku.Zëdhënësi i ndërhyrjes së shpejtë konfirmoi vdekjen e 21 personave, ndërkohë që nga 78 të plagosurit, 28 janë në gjëndje krtike për jetën.Grupi që ka marrë përgjegjësinë e ngjarjes quhet Jamatt ur Ahrar dhe lufton për të rrëzuar qeverinë dhe për të vendosur ligjin islamik në Pakistan. Zëdhënësi i grupimit ekstremist Ehsanullah Ehsan deklaroi se ndërtesa ishte pjesë e qeverisë pagane, dhe për rrjedhojë ishte nën shënjestrën e militantëve taleban" Do të sulmojmë të gjitha organizatat që po na luftojnë direkt ose indirekt"-deklaroi zëdhënësi i eskremistëve .Talebanët e Pakistanit kontrollonin territorin në veri-perëndim të vendit, por një ofensive e forcave ushtarake në vitin 2009 i ka detyruar të vendosen në zona të vogla. Vitet e fundit sulmet e talebanëve në Pakistan nuk kanë qënë të shumta, por kërcënimi është gjithnjë i pranishëmCXYnyJoWkAAr1us CXYm5zvWAAABR1E Blast-pic-600x450 _87411913_0e2bb893-764d-43b6-9af7-e8b168661600