BE presion Serbisë e Kosovës të zbatojnë marrëveshjen për Asociacionin

Bashkimi Europian kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatimin e vendimit për formimin e Asociacionit të komunave serbe. Qëndrimin e bëri me dije zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç.Kocijançiç:“Bashkimi Evropian është njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth formimit të Asociacionit të komunave serbe, që duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës. Presim nga të gjitha palët të respektojnë vendimin, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të miratohet një akt legjislativ i Qeverisë së Kosovës, me të cilin do të zbatohet marrëveshja dhe statuti i Asociacionit të komunave serbe”.Në një intervistë për “ Beta”, Kocijançiç tha gjithashtu se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë mes Prishtinës dhe Beogradit në kuadër të dialogut, pritet të “fillojë në fillim të vitit 2016”.Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, ka theksuar se “dy palët do të diskutojnë për çështjet e zbatimit në kuadër të dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve, ku dhe janë dakorduar të ecin përpara në zgjidhjen e gjitha çështjeve”.