Varrezat e makinave, Inspektoriati i Mjedisit: Duhet të vendosen 1 km larg rrugës

Pronarët e varrezave të makinave duhet të zhvendosin aktivitetin e tyre 1 km larg autostradës dhe rrugëve kryesore. Në rast se subjektet nuk zbatojnë këtë vendim të qeverisë, Inspektoriati i Mjedisit do të vendosë gjoba dhe do t'u sekuestrohen makinat jashtë përdorimit.Pronarët e varrezave të makinave kanë afat deri më datë 31 janar të 2016 për të larguar aktivitetin e tyre në një distancë të paktën 1 km nga autostrada dhe rrugët interurbane. Në rast se ky vendim i qeverisë nuk do të zbatohet, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit do të veprojë me duke vendosur gjoba 500.000 deri në 1 mln lekë si dhe sekuestrim të mjeteve.Kryeinspektori Ergys Agasai tha se janë evidentuar 212 subjekte private të mjeteve motorike të dala jashtë përdorimit. Nga urdhërat e përcjella më herët, 144 prej tyre janë larguar ndërsa 27 subjekte kanë marrë masa administrative.Ergys Agasi: “Ky është vendim i Këshillit të Ministrave i dy viteve më parë. Nuk është respektuar deri më tani por nuk do të ketë më subjekte që ushtrojnë këtë aktivitet deri në 1 km nga rrugët kryesore.Mbasi janë marrë vendimet administrative për këto subjekte, patjetër që do ketë edhe sekuestrim të gjithë pajisjeve apo mjeteve që ushtrojnë aktivitetin."Për të realizuar këtë plan veprim kombëtar është angazhuar Inspektoritati i Mjedisit, Ministria e Brendshme, ajo e Transporteve. /Oranews.tv/