Fluks qytetarësh në postë, radhë për pensionin, ndihmën dhe shpërblimet
Në sportelet e Postës Shqiptare shënohet fluks i lartë qytetarësh qe duan të tërheqin pensionet, ndihmën ekonomike dhe shpërblimet e fundvitit. Personat me aftësi të kufizuar dhe përfituesit e ndihmës ekonomike thonë se ende nuk kane marre pagesen mujore. Bashke me to do t'u duhet të marrin edhe shpërblimin e fundvitit dhe mundesite për t'i tërhequr brenda vitit jane te pakta. Sipas një vëzhgimi të bërë nga Ora News në sportelet e postës në kryeqytet, pensionstet dhe kategoritë e tjera në nevojë qëndrojnë në radhë pa fund për të tërhequr pagesat dhe pensionin. Në sportelet e Postës Shqiptaret në kryeqytet ka nisur fluksi i qytetarëve që të tërheqin pensionin, pagesën e paaftësisë dhe shpërblimet që filluan një ore pas vendimit të qeverisë që u bë publik nga kryeministri Edi Rama.Përfituesit e ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar ende nuk kanë marrë pagesën e tyre të nëntorit, dhe për ta është gati e pamundur tërheqja e pagesave të prapambetura dhe shpërblimi brenda 31 dhjetorit.“Unë jam një invalid dhe kërkoj të marr rrogë time, e kam për ta marrë në datën 25 dhe nuk e kemi marrë”, shprehet një pensionist.“Marr 26 mijë lekë ndihmë ekonomike, ato nuk dalin pampers për djalin, jo më për ilacet e mia”, shprehet një qytetare.“Mora shpërblimin, 2 mijë lekë”, tha një pensionist.Të pakënaqur nga shuma e shpërblimit shprehën kryefamiljarët të cilët prisnin të paktën të përfitonin 3000 lekë dhe 2 mijë që përfitojnë.“Unë kam marrë 2 mijë lekë, unë jam kryefamiljare. Me këto nuk mund të bëj asgjë”Edhe pse Posta Shqiptare zgjati oraret e shërbimit nga ora 07:30 deri në orën 20:00, në sportele është gati e pamundur përballimi i fluksit.Situata më shqetësuesë është për invalidët të cilët duhet të presin për orë të tëra jashtë sporteleve në gjendjen e tyre të rënduar shëndetësore për të marrë pagesën mujore dhe se fundi edhe shpërblimet.[caption id="attachment_646327" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Radha e qytetareve ne posten shqiptare[/caption][caption id="attachment_646328" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Radha e qytetareve ne posten shqiptare[/caption][caption id="attachment_646329" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Radha e qytetareve ne posten shqiptare[/caption][caption id="attachment_646330" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Radha e qytetareve ne posten shqiptare[/caption]/Oranews.tv/