"Bleta e Artë 2015", Rama: Pa sipërmarrjen ky vend nuk jeton

Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka ndarë çmime për sipërmarrjen më të suksesshme për viin 2015. Kryeministri, Edi Rama, pjesmarrës në këtë aktivitet tha se pa sipërmarrësit ky vend nuk mund të zhvillohet, ndaj ai premtoi politika lehtësuese.Kryeministri, Edi Rama, ka marrë pjesë në mbrëmjen gala për vlerësimin e sipërmarrësve më të mirë “Bleta punëtore 2015” .Kryeministri ka folur për sfidat e Shqipërisë për rritjen ekonomike, e cila sipas tij duhet të ndihet tek çdo familje shqiptare.Shefi i ekzekutivitit foli me terma pozitiv për thithjen e investimeve të huaja në vendin tonë.Rama: Nëse vitin e ardhshëm presim që të shkojmë mbi 3% rritje, përsëri nuk është rritja që do të bëjë që të preket nga çdo familje, impakti i ndryshimit ekonomik. Për të arritur tek çdo familje, që të preket nga çdo familje, ju e dini më mirë se unë, duhet të shkojë mbi 4%.Për vitin 2015, “Bleta punëtore” është zgjedhur drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.