OSHEE garanton energji: Grup pune për furnizim pa ndërprerje

1300 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të jenë në gatishmëri për të siguruar furnizimin me energji elektrike të qytetarëve gjatë ditëve të festave të fundvitit. Vëmendje do t’i kushtohet sidomos linjave që kanë  rëndesën më të madhe në mënyrë që të shmangen defektet.Jurgen Miraka, Shef dispeçerie OSHEE: “1300 punonjës në terren për riparimin e avarive. Përparësi i është dhënë fibrave që furnizojnë hidrovoret, spitalet apo institucionet e rëndësisë të vecantë. Grupet e terrenit janë në gatishmëri të plotë”OSHEE i bën thirrje qytetarëve që të shmangin përdorimin e elektroshtëpiakeve  në orarin e pikut që korrespondon me orën 19-20 të darkës se nderrimit te viteve.Jurgen Miraka, Shef dispeçerie OSHEE: “Që mos kemi defekte natën e ndërrimit të viteve, sepse difektet atë ditë mund të jenë më të shpeshta dhe do ju lutesha që në oraret e pikut mos ti lemë të gjitha pajisjet në prize”Shpesh qytetarët janë përballur me ndërperjen e energjisë elektrike gjatë darkës së Vitit të Ri dhe kjo si pasojë e ngarkesës së lartë në linjat e tensionit . OSHEE garanton se do te mbaje nen vezhgim linjat ku mendohet te kete defekte me qellim raparimin e menjehershem.