Përurohet Kopshti 36, Veliaj: Dhurata më e bukur për Vitin e Ri
Ka përfunduar rikonstruksioni i kopshtit nr 36 në kryeqytet. Ndërhyrjet në të u realizuan nga donatorët të cilët i janë përgjigjur thirrjes së bashkisë së Tiranës për të rehabilituar institucinet arsimore që janë në kushtet emergjente.Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e quan këtë investim si dhuratën më të bukur për fëmijët dhe prindërit e tyre në prag të vitit të ri, që u jep mundësi akomodimi dhe edukimi fëmijëve të njëisë administrive nr 9.Veliaj: “Nuk besoj se ka dhuratë më të bukur për Vitin e Ri se sa një kopsht totalisht i rikonstruktuar. Ata që japin për kopshtet, për çerdhet, në bazë të programit tonë “Adopto një kopsht apo çerdhe” nuk e japin se kjo është taksë, as sepse kjo është tarifë, as se është detyrim apo një gjë që ua kërkon shteti, e japin sepse e ndiejnë që nga dashuria e tyre, mundësitë dhe të mirat materiale me të cilat janë bekuar gjatë këtij viti, t’i kthejnë, t’ia japin një pjesë komunitetit në formë donacioniPas nismës "adopto një çerdhe" e cila nisi në muajin gusht të këtë viti, kryetari i bashkisë së Tiranës u kërkoi biznesve, prindërve dhe komunitetit të kontibunin në rehabilitimin e këtyre institucioneve që përfshinë kopshte e shkolla që për fëmijët dhe nxënsit të mos mungojnë kushtet më minimale të eduktimit dhe të mësimit.