Vijojnë radhët kilometrike tek Kolaudimi
Vijojnë radhët kilometrike në pikën e kolaudimit të automjeteve. Një lexues i Ora News solli në redaksinë tonë foto të radhëve kilometrike të regjistruara mëngjesin e sotëm.“Te Kontrrolli Teknik në Tiranë, kemi që në 4 të mengjesit dhe radha nuk ecën fare” thotë denoncuesi i cili nuk ngurron të hedhë akuza dhe në drejtim të punonjësve të sigurisë së kolaudimit dhe të punonjësve të policisëRadhë të tilla ishin dhe të dielën. Sipas drejtuesve puna do të vijojë me intensitet edhe ditën e dielë për të vijuar deri në ditën e fundit të vitit 2015.Megjithatë qytetarët shprehen të shqetësuar pasi po detyrohen të presin me orë të tëra për të kryer aktin e kontrollit teknik. Fluksi është shtuar ndjeshëm këto ditë edhe për arsyen e thjeshtë se të gjithë e lënë për ditët e fundit kryerjen e kolaudimit të automjeteve dukë shkaktuar kaos.Qytetarët janë të detyruar të përfundojnë kolaudimin e makinës deri në fund të vitit në të kundërt në janar të 2016-ës ata do të paguajnë kolaudimin edhe taksat e makinës për dy vite.
/Oranews.tv/