Dështimi me të ardhurat, nëntori thelloi gropën në buxhet

Ministria e Financave ka publikuar sërish me shumë vonesë statistikat zyrtare për buxhetin, ku konstatohet gropa prej 15 miliardë lekësh deri në nëntor. Mosrealizimi i fortë ka ndodhur pas rishikimit në ulje të buxhetit në gusht dhe aksionit anti informalitet që nisi fuqishëm në shtator. TVSH, akciza, tatimi mbi të ardhurat personale dhe renta minerare janë taksat kryesore, ku nuk është realizuar plani i të ardhurave. Mosrealizim buxheti ka edhe në shpenzime, për shkak të moskryerjes së investimeve publike.Statistikat e publikuara zyrtarisht sërish me vonesë nga Ministria e Financave japin një panoramë se pse është krijuar gropa prej 15 miliardë lekësh në buxhet deri në fund të nëntorit.Mosrealizim i shënuar pavarësisht rishikimit në ulje të buxhetit në gusht dhe nisjes së aksionit anti informalitet.Sipas të dhënave të Financave, të ardhurat buxhetore për periudhën janar- nëntor 2015 ishin 343.4 miliardë lekë me rritje 4.3% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.Në raport me planin e rishikuar në mes të vitit, financave u mungojnë 15 miliardë lekë.Ndërsa në krahasim me planin fillestar, buxhetit të shtetit i “mungojnë” rreth 30 miliardë lekë.Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që është kontribuesi kryesor i të ardhurave në buxhet, por që tregon edhe për qarkullimin e mallrave në ekonomi, shënoi një rënie prej 4.4 miliardë lekë kundrejt planit; akciza vijoi ecurinë negative që shfaqur që në fillim të viti, me rënie 4 miliardë lekë në fund të nëntorit kundrejt planit; tatimi mbi të ardhurat personale shënoi një mosrealizim prej 2 miliardë lekësh në raport me planin dhe renta minerare rënie me 7%.Një ecuri pozitive ka shënuar tatimi mbi fitimin, të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore dhe taksat nacionale.Por mosrealizimi i të ardhurave nuk ka qenë problemi i vetëm i buxhetit gjatë këtij viti.Qeveria nuk ka mundur të realizojë as shpenzimet, për shkak të moskryerjes në kohë të investimeve publike për rrugë, shkolla e spitale, që kanë ndikim direkt te jetesa e qytetarëve.Të dhënat e Ministrisë së Financave për 11 mujorin tregojnë një mosralizim të shpenzimeve kapitale ose ndryshe investimeve me 18 për qind.Dikasteri i Financave shpjegon se vonesat kanë ndodhur në proçesin e tenderimeve. Vonesa janë konstatuar këtë vit edhe në shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për biznesin.Ministri i Financave pranoi se do të ketë një rishikim të tretë të buxhetit për këtë vit, për shkak edhe të rialokimit të fondeve për Korporatën Elektroenergjteike Shqiptare për përballimin e thatësirës.ECURIA E TË ARDHURAVE BUXHETOREJanar- nëntor 2015                                                        343.4 mld lekëRritja vjetore                                                                    4.3%Mosrealizimi kundrejt buxhetit të rishikuar             15 mld lekëMosrealizimi kundrejt buxhetit fillestar                    30 mld lekëTAKSAT KRYESORE ME MOSREALIZIM TVSH                                                                  4.4 mld lekë minusAkciza                                                                 4.0 mld lekë minusTatimi mbi të ardhurat personale                 2.0 mld lekë minusRenta                                                                   7% minus