Tabaku: 2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike, korrupsioni 5.5 mld lekë

Partia Demorkatike, ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se ka thelluar varfërine në vend. Deputetja, Jorida Tabaku,  tha se 2500 familje jan hequr nga ndihma ekonomike, duke i  lënë në mëshirë të fatit, ndarkohë që  sipas saj  korrupsioni në qeveri ka kapur shifrën e  5.5 miliardë lekëve. Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama, se ka hequr nga ndihma ekonomike 10 mijë qytetarë  duke i lënë në mëshirë të fatit.Tabaku:  “2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike, ndërkohë vetëm në dhjetor 5 miliardë e 539 milionë lekë përfitojnë nga tenderat ministra, deputetë dhe klientë të pushtetit”.Sipas deputetes demokrate, për vitin  të tretin vit radhazi qeveria po i zhyt shqiptarët në skamje, ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë. Tabaku: 2500 familje janë sakrifikuar që të kenë mundësi të abuzojnë, 2500 familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur shpenzimet e luksit, e fasadat e ministrive. Fondi që shpërndahet çdo muaj për familjet e varfëra sipas Institutit të Statistikave gjatë periudhës korrik- shtator është reduktuar me 4.3 % krahasur me tremujorin e dytë të vitit. Pagesat i përfituan 81 mijë e 621 familje nga 84 mijë e 145 familje që i merrnin më parë.Pra, 10 mijë shqiptarë jetojnë në gjendje të mjeruar ndërkohë që oborri luksoz i qeverisë ka marrë 5.5 miliardë lekë tendera.Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, tha se shqiptarët e varfër dhe ato të ndershëm tatohen sot më shumë, ndërkohë që klientët e Kryeministrit pasurohen me paratë e shqiptarëve.Deklaratë e deputetes Jorida Tabaku2500 familje hiqen nga ndihma ekonomike, ndërkohë vetëm në dhjetor 5 miliardë e 539 milionë lekë përfitojnë nga tenderat ministra, deputetë dhe klientë të pushtetit.Për vitin e tretë në radhë, qeveria po i zhyt shqiptarët në skamje ndërkohë që abuzimet milionëshe në tendera, dogana, tatime e koncesione vazhdojnë.Edi Rama po i faturon përditë shqiptarëve faturën e 40 miliardë lekëve të pagrumbulluara në buxhetin e shtetit, duke i rritur taksat dhe duke ua bërë jetën burg ndërkohë që mëkëmbësit e tij vazhdojnë të abuzojnë çdo ditë me paratë e qytetarëve.Ai nuk po kursen as edhe më të varfërit, duke ua shndërruar muajin e fundvitit në një muaj hidhërimi.2500 familje janë sakrifikuar që të kenë mundësi të abuzojnë, 2500 familje janë hequr nga listat e ndihmës ekonomike për të bërë të mundur shpenzimet e luksit, e fasadat e ministrive. Fondi që shpërndahet çdo muaj për familjet e varfëra sipas Institutit të Statistikave gjatë periudhës korrik- shtator është reduktuar me 4.3 % krahasur me tremujorin e dytë të vitit. Pagesat i përfituan 81 mijë e 621 familje nga 84 mijë e 145 familje që i merrnin më parë.Pra, 10 mijë shqiptarë jetojnë në gjendje të mjeruar ndërkohë që oborri luksoz i qeverisë ka marrë 5.5 miliardë lekë tendera.Sot, pensionistët numërojnë çikërimat që u kanë mbetur ndërkohë që kryeministria për të mbuluar rritjen me 10% të shpenzimeve për argëtime dhe luks qeveritar ka vendosur t’i gënjejë ato me 2000 lek që nuk mjaftojnë as për të shpenzimet normale për fundviti.Sot, shqiptarët numërojnë atë çfarë u ka mbetur nga vjedhja progresive e kësaj qeverie ndërsa miqtë e qeverisë marrin 5,5 miliardë lekë tendera nga buxheti i shtetit.Studentët duhet të shtrëngojnë akoma më shumë rripin e tyre për të paguar tarifa më të larta universitare për të paguar luksin e qeverisë.Qeveria e fasadave preferon më mirë të rrisë shpenzimet për rrregullime godinash, për tendera fasadash e makinash se sa të ndihmojë ata në nevojë.Qeveria solidare, me fondin më të ulët për shtresat në nevojë vazhdon përsëri të reduktojë numrin e familjeve që përfitojnë, ndërkohë që përftimet janë të pafundme për tatimorët e doganorët që kanë krijuar mosrelizimin më të madh të të ardhurave ndonjëherë prej 40 miliardë lekë.Shqiptarët e varfër dhe ato të ndershëm, tatohen sot më shumë, familjet e varfëra përfitojnë sot më pak, të pamundurit sot janë shtuar në numër, e të rinjtë po rednin të largohen nga ky vend.Ky është peshqeshi i radhës që kjo qeveri u ka sjellë shqiptarëve.