Ndotet deti i Shëngjinit, anija e mbytur me 12 mijë litra karburant brenda

 Në lidhje me ngjarjen është ngritur një grup punë në drejtimin e prefektit Altin Jaku, të cilët po bashkëpunojnë edhe me Njësinë Administrative të Shëngjinit.Ata kanë dalë në terren paraditen e sotme për të verifikuar situatën e krijuar dhe për të përcaktuar nivelin e ndotjes.Kreu i Njësisë Administrative të Shëngjinit, Tonin Uldedaj, thotë se dikasteri që ai drejton që prej momentit të ngjarjes ndodhet në terren për të eliminuar sa më shumë pasojat e kësaj ngjarje.Drejtuesit e portit të peshkimit në Shëngjin thonë se nuk dihet ende sasia e karburantit e cila është derdhur në det dhe niveli i ndotjes së shkaktuar brenda ujit.Edhe gjatë ditës së sotme vijon operacioni për nxjerrjen e anijes nga uji ku në ndihmë kanë ardhur vinça të mëdhenj nga Vlora.Gjithashtu është bërë e ditur se në zonën ku është mbytur anija është hedhur një sasi e konsiderueshme solucioni me qëllim që ndotja e ujit të mos të përhapet më tej.[caption id="attachment_646527" align="alignnone" width="640"]Ndotja e detit nga anija e mbytur mbremjen e djeshme me 28 dhjetor 2015 Ndotja e detit nga anija e mbytur mbremjen e djeshme me 28 dhjetor 2015[/caption]