Tenton ti çojë kanabis mikut në burgun e Peqinit, arrestohet 24 vjeçari

Një i ri është arrestuar në ambientet e burgut të Peqinit, pasi ka tentuar ti japë një të dënuari lëndë narkotike.24 vjeçari, Briken  Basha, banues  në  Lushnje u kap në kushtet e flagrancës të hënën (28 dhjetor 2015).Sipas policisë, Basha kishte shkuar në burgun e Peqinit për  të  vizituar  një  mikun  e  tij,  të  dënuarin A.B dhe  gjatë  kontrollit  fizik  të  ushtruar  nga punonjësit  e  burgut i është gjetur në xhepin  e  xhupit  një qese  plastike e tejdukshme brenda së cilës ndodhej një sasi materiali bimor i dyshuar si lëndë narkotike kanabis.Policia ka sekuestruar lëndën narkotike, ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Prodhimi  dhe  shitja  e  narkotikëve”.