Veriu i Britanisë nën ujë, 500 shtëpi e prona të përmbytura
Veriu i Britanisë së Madhe ndodhet nën ujë. Qendra historike e qytetit York është përmbytur si pasojë e shirave të dendur, teksa stacioni i pompimit nuk ka arritur të përmbajë vërshimin e ujërave.Qindra forca ushtarake kanë dalë në terren për të evakuuar banorët e prekur nga përmbytjet masive.Sipas autoriteteve lokale rreth 500 shtëpi dhe prona janë përmbytur në të gjithë qytetin York.Edhe pse autoritetet vitet e fundit kanë përforcuar infrastrukturën për të mbrojtur qarkun nga përmbytjet, sërish duket se nuk ka mjaftuar për të parandaluar përmbytjet e banorëve veriorë të Britanisë së Madhe.Kryeministri, David Cameron, vizitoi Yorkun, ku u shpreh se qeveria ka planifikuar të shpenzojë 2.3 miliard paund gjatë gjashtë viteve të ardhshme dhe shtoi se do të bëjë më shumë për të përmirësuar infrastrukturën.Agjencia e Mjedisit tha se niveli i ujit ka filluar të bjerë, por situata është sërish kritike.Qindra familje kanë lënë shtëpite e tyre, të tjerë kanë mbetur pa energji elektrike dhe shumë biznese janë mbyllur.Rreth 30 alarme janë lëshuar për të sinjalizuar rreziqet e përmbytjeve, potencialisht të rrezikshme për jetën.
