Kryeministri i Irakut: 2016 do të shënojë fitoren ndaj Shtetit Islamik

Viti që vjen do të shënojë humbjen e Shtetit Islamik. Kështu ka deklaruar kryeminsitri i Irakut Haider al-Abadi gjatë fjalimit të tij të mbajtur në televizionin shtetëror pas fitores së trupave ushtarake vendase në bastionin e Shtetit Islamik, Ramadi."2016 do të jetë viti i fitores së madhe dhe përfundimtare, ku prania e Daesh në Irak do të marrë fund. Çlirimi i Mosulit do të jetë goditja fatale ndaj ektremistëve tha ai, duke përdorur një arabishte përcmuese ndaj Shtetit Islamik.Të dielën ushtria njoftoi se kishte marrë nën kontroll pjesën më të madhe të ramadit, përfshirë edhe një kompleks gjigand i përdorur si pikë strategjike nga militantët. Fitorja e ushtrisë irakiane u përshëndet edhe nga sekretari amerikan i shtetit John Kerry, i cili përgëzoi forcat irakiene për këmbënguljen e guximin e madh.Sekeretari amerikan i mbrojtjes Ashton Carter deklaroi se dëbimi i Shtetit Islamik shënon një hap të rëndësishëm në fushatën kundër grupit barbar. Ai tha se tashmë është shumë e rëndësishme që qeveria e irakut të ruajë paqen në ramadi dhe parandalojë rikthimin e ektremistëve në qytetit. Edhe sekretari britanik Fillip Hemond u shprehur se mbështetja e ajrit nga forcat ndërkombëtare ka luajtur "një rol kyç" në betejë.