300 mijë lekë oficerit për të shpëtuar burgut për vjedhje energjie, arrestohet

Rreth një javë pas arrestimit të oficerit të policisë gjyqësore në Shkodër për korrupsion, policia ka vënë në pranga edhe ofruesin e ryshfetit.I arrestuari është, Elvir Molla, 26 vjeç, banues në Baks-Rrjoll të Velipojës. Ai akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” .Prokurori me datë 21.12.2015 nr. 10898 kishte lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasit Elvir Molla si personi ndaj te cilit zhvillohen hetime per nenin 244 te Kodit Penal, veprën penale “Korrupsion aktiv i personave qe ushtrojne funksione publike” ne lidhje e me çështjen e njoftuar më pare të datës 21.12.2015 për ndalimin e Oficerit Policisë Gjyqësore Genc Filipi.Shtetasi në fjalë dyshohet se i ka paguar këtij oficeri shumën prej 300.000 lekësh për mbylljen e çështjes penale qe kishte ne ngarkim për “vjedhje të energjise elektrike”.Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” në ngarkim të shtetasit Elvir Molla.