Një shqiptar "Supermarketi i drogës", shkatërrohet banda italo-shqiptaro-tuniziane

Policia italiane ka shkatërruar një bandë italo-shqiptare-tuniziane trafikantësh droge.Karabinierët e Raguzas, në Siçili, kanë arrestuar mëngjesin e sotëm (29 dhjetor) 13 persona të akuzuar për trafikimin marijuane, kokaine, amfetamine dhe ekstazie.Sipas policisë italiane, banda e shpërndante drogën nëpër bare. Kryesisht banda në të cilën bënin pjesë edhe shqiptarë operonte brenda provincës.Shqiptari 24  vjecarë Alket Bezhdili është një nga 13 personat e arrestuar në operacionin  "Droga Kamarina" të policisë së Raguzës.Alket Bezhdili, Supermarketi i droges- I njohur nga forcat e rendit, si person me precendent penal, shqiptari ishte personi që dhe pse në gjëndje arresti shtëpiak trafikonte lëndën narkotike në një bar pranë shtëpisë së tij e vetëquhej "supermerkati i drogës".Alket Bezhdilli kishte aftësinë të gjendte çdo tip droge të kërkuar nga klientët e tij. Bari i frekuentuar nga shqiptari ishte dhe pika e referimit e kësaj bande italo-shqiptare-tuniziane.Nga përgjimet telefonike të policisë italiane, anëtarët e bandës e quanin "këpucë" lëndën narkotike të tipit  hashash, marijuanë e kokainë.  Ndërsa pilulat e drogës të tipit amfetaminë e ekstazy konsiderohen ga policia lokale si  një risi  për tregun narkotik në provincën e Raguzës në Sicili."Droga Kamarina" -Gjatë operacionit të quajtur “Droga Kamarina” ku morën pjesë 70 forca policie, janë lëshuar edhe fletë-arreste të tjera për të dyshuarit të përfshirë në hetim.Shumë prej personave të arrestuar janë të njohur nga drejtësia italiane me akuza të rënda penale.Informacionet e para të policisë italiane flasin për sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të lëndës narkotike e detaje më të hollësishme gjatë paradites në pritje të konferencës së shtypit të komandës së trupit policor të Raguzës.[caption id="attachment_646165" align="alignnone" width="450"]Alket Bezhdili Alket Bezhdili[/caption][caption id="attachment_646122" align="alignnone" width="457"]I carabinieri della Stazione Roma Villa Bonelli hanno arrestato una coppia di spacciatori, lui un italiano di 59 anni con precedenti e lei una polacca di 45 anni, incensurata. Ieri sera, in via Monte delle Capre, una pattuglia ha notato l'uomo in strada, vicino casa, mentre cedeva una dose di cocaina. Immediatamente bloccato dai militari il pusher è stato arrestato mentre l'acquirente è stato identificato e segnalato. La successiva perquisizione all'interno dell'abitazione del pusher ha consentito di rinvenire e sequestrare complessivamente 2,5 chili di cocaina, 100 grammi di marijuana, già suddivisa in dosi, e oltre 32 mila euro in contante probabile provento dell'attività illecita. Oltre al 59enne è così finita in manette anche la sua convivente. Dopo l'arresto i due sono stati portati rispettivamente al carcere di Regina Coeli e a quello di Rebibbia. Entrambi dovranno rispondere di spaccio e detenzione ai fini di spaccio di sostanze stupefacenti. ANSA/CARABINIERI +++EDITORIAL USE ONLY++++ Droga dhe parate e sekuestruara[/caption]