Tritol lokalit në Vau-Dejës, policia shoqëron 10 persona për ngjarjen

Një shpërthim i fuqishëm tronditi rreth orës 02.30 minuta të mëngjesit të së martës zonën e Laç Vau–Dejësit. Rreth 10 gram lëndë eksplozive janë vendosur në hyrje të një lokali në pronësi të shtetasit A. Lekaj.Menjëherë sapo ky i fundit ka dëgjuar shpërthimin e fuqishëm,  nga i cili fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale, ka njoftuar uniformat blu të qarkut të Shkodres.Grupi i ekspertëve të mbërritur në vendin e ngjarjes nisën menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe autorët e vendosjes së këtij eksplozivi.Jashtë kamere vetë pronari i lokalit, shtetasi A. Lekaj ka rrëfyer se ka vite që ushtron këtë aktivitet në zonën e Vau Dejësit dhe nuk ka patur konflikte të mëparshme, prandaj edhe nuk ka dyshime se kush mund të jetë autor i vënies së kësaj lënde plasëse.Ndërkohë brenda pak orësh blutë e Shkodrës kanë shoqëruar në komisariat lidhur me ngjarjen 10 persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni mbi këtë shpërthim, apo edhe mund të jenë të lidhur me autorët.Mbeten ende të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia lokale vijon hetimet për të zbardhur të plotë motivet dhe autorët e shpërthimit.Bashkë me marrjen në pyetje të pronarit të lokalit, blutë kanë marrë në pyetje edhe fqinjët perreth.Një ndihmë për policinë do të jenë edhe pamjet e sekuestruara nga subjektet përreth të cilat mund të kenë filmuar momentin e vendosjes së eksplozivit, por edhe autorët, pasi sipas dyshimeve të para mendohet të kenë qenë 2 apo më shumë persona që e kanë kryer në bashkëpunim me njëri-tjetrin vendosjen e lëndës plasëse.[caption id="attachment_646016" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim7 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption][caption id="attachment_646017" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim6 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption][caption id="attachment_646018" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim5 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption][caption id="attachment_646019" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim4 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption][caption id="attachment_646020" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim3 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption][caption id="attachment_646021" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim2 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption][caption id="attachment_646022" align="alignnone" width="640"]vau dejes shperthim1 Pamje nga dyqani pas shperthimit te tritolit[/caption]