Ballist Morina shijon lirinë pas daljes nga burgu
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2015, 08:10
Pas më shumë se 2 muaj në qelitë e burgut, Ismail Morina, i njohur si Ballisti dhe autori i dronit në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd ka fituar lirinë.Pak momente pas daljes nga burgu, Ismail Morina ka postuar një video ku ndodhet në makinë me një grup shokësh.Nga zërat që dëgjohen në makinë, Morina, në ato momente ndodhet në komunën Vushtri të Kosovës.Gjykata e Lartë në seancën e sotme gjyqësore ndaj Morinës, ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”.