Festat e fundvitit, Kryegjyshata Botërore e Bektashizmit pritje për gazetarët
Një darkë për të shprehur mirënjohjen për punën e një viti. Kryegjyshi botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj organizoi pritjen e fundvitit për njerëzit e medias.Vetë Kryegjyshi botëror i Bektashinjve mungoi pasi ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ti dhënë lamtumirën e fundit Baba Arshi Bazaj, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë.Ndërsa kishte zgjedhur që mesazhin për gazetarët ta përcillte, Ferdinand Samarxhi, si një prej tyre.Samarxhi: “Ai ju uron juve të gjithëve për punën e madhe që keni bërë gjatë gjithë vitit, me vetëmohim dhe sakrifica, që keni qenë gjithmonë të parët që keni informuar opinionin dhe keni luajtur rolin tuaj në harmoninë dhe tolerancën fetare, keni përcjellë mesazhet më të mira të popullit tonë. Dhe unë në emër të tij ju uroj të gjithëve sonte ta kaloni gëzuar këtë natë dhe Zoti pastë më tepër dëshira të mira, opsione më të mira në rrugën tuaj të vështirë. Paçi gjithmonë mbështetjen e Zotit”.Takimi me përfaqësuesit e medias është kthyer në një traditë për Kryegjyshatën Botërore të Bektashizmit me qendër në Tiranë.
