Konflikt me armë zjarri në Kamëz, plagosen dy persona

Dy persona janë plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes të së hënës në qendër të Kamzës.Burime nga policia bëjnë të ditur se 4 persona janë konfliktuar në një lokal dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur K.Halili  dhe J. Mullai.Një prej të plagosurve, K.Halili ka marrë plagë të lehta në krah dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, ndërsa i plagosur tjetër u dërgua në një spital privat.Autorët e dyshuar që  kanë qëlluar me armë zjarri janë A. Ruçi  dhe A. Dushku, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes.Ende nuk dihen motivet e plagosjes, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjajres dhe ka shpallur në kërkim autorët.[caption id="attachment_645872" align="alignnone" width="640"]plagosja ne kamez Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja[/caption][caption id="attachment_645871" align="alignnone" width="640"]plagosja ne kamez2 Ne foto: Vendi ku ndodhi plagosja[/caption]