Ministrat e kabinetit, akte bamirësie në 28 institucione të Përkujdesit Social

Minsitrat e qeverisë Rama kanë qenë pranë njerëzve në nevojë në 28 institucione të Përkujdesit Social në të gjithë vendin ku premtuan politika më të mira për të përmirësuar jetesën e tyre.Zëvendëskryeministri Niko Peleshi me minsitrin e mjedisit Lefter Koka ishin në Korçë, ku shpërndanë dhurata për vogëlushët e Shtëpisë së Foshnjës dhe personat me aftësi të kufizuar.Peleshi: Uroj që viti 2016 për këta fëmijë të qendrës së fëmijëve jetimë ne Korçë të jetë një vit më i lumtur. Endri i vogël psh në vitin 2016 do të ketë një familje të re.Koka: Ndihemi relativisht fajtorë kur mendojmë se kemi edhe shumë për të bërë, kur mendojmë se disa gjëra nuk i bëjmë mirë dhe kur mendojmë që ky vend ka nevojë për shumë më shumë kontribut.Atmosferë festive edhe në  shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë ku me fëmijët festoi minsitrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.Kodheli: Ndjesia e të qënit prind, edhe kur je një prind biliogjik është ndjesia më hynore që një krijesë humane mund të ketë.Numri një i diplomacisë Ditmir Bushati ishte në Shkodër, në shtëpinë e të moshuarve.Bushati: Ne vendosëm që këtë ditë gjithashtu ta ndanim pak me ju duke ju qëndruar pranë dhe duke u përpjekur për të shkëmbyer disa mendime dhe për të lehtësuar secilit prej jush dhimbjen.Edhe minsitrat Cani, Gjermni, Çuçi u ndodhën pranë njerëzve në nevojë në Vlorë, Fier dhe Tiranë.