Davutoglu në Serbi: E rrëzuam avionin rus për të mbrojtur kufijtë
Rrëzimi i avionit rus Su-24 nga forcat ajrore turke është bërë një temë diskutimi edhe gjatë vizitës së Kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoglu, në Beograd.Përfaqësuesi i Ankarasë u prit në Serbi nga homologu i tij, Aleksandar Vucic. Gjatë konferencës së mbajtur, Davutoglu tha se në incidentin e disa javëve më parë, Turqia kishte bërë vetëm detyrën duke mbrojtur kufijtë e saj ajrore. Ai vijoi duke e krahasuar Ballkanin me një supë të mirë, të cilës Ankaraja do të donte t'i shtonte më shumë erëza.Megjithatë, ky krahasim nuk u prit mirë nga kryeministri Aleksandër Vucic, i kërkoi homologut të tij që të mos përdorte metafora, pasi ato mund të interpretohen në mënyra nga më të ndryshmet.Kreu i ekzekutivit serb vendosi që të mos i linte asnjë hapwsirë keqkuptimi, në një kohë kur tensioni midis Turqisë dhe Rusisë vijon të mbetet në rritje, pasi Moska është një prej aleatëve më të mëdhenj të Beogradit.Davutoglu dhe Vuçiç firmosën një sërë marrëveshjesh ekonomike teksa pritet që 130 biznesmenë turq të investojnë Serbi. Dy vendet do të rrisnin edhe bashkëpunimin në tregti, ku pritet që në total gjatë vitit 2016 të shkëmbehen afro 1 miliardë euro mallra./Oranews.tv/