Bllokohet për disa orë superstrada Lezhë-Laç, vargu i automjeteve deri në 5 km

Qindra automjete janë bllokuar për disa orë në aksin Lezhë-Laç mbrëmjen e së hënës. Vargu i mjeteve është krijuar te ura mbi lumin Drin në Ishull-Lezhë e deri në afërsi të Rriles, për shkak të punimeve për vendosjen e sinjalistikës.Lëvizja përgjatë superstrades Lezhë-Laç është bllokuar për disa orë një njërin kah mbrëmjen e së hënës, duke bërë që vargu i mjetëve të shkonte në mbi 5 km.Shkak për këtë situatë janë bërë disa punime që po kryheshin në afërsi të kryqëzimit të Rrilës për vendosjen e sinjalistikes rrugore. Por fluksi i lartë i automjetëve të cilët po lëvizin në këtë aks rrugor në këto ditë festash ka sjellë një trafik të jashtëzakonshem.Një kolonë e gjatë automjetësh është krijuar te ura mbi lumin Drin në Ishull-Lezhë e deri në afërsi të Rrilës. Udhëtarët mes tyre të moshuar dhe fëmijë janë detyruar që të presin në rrugë. Kryerja e punimëve në një orar kur lëvizja e mjetëve ishte e lartë është bërë edhe shkaku i kësaj situatë, e cila duket se ka gjetur të papërgatitur edhe policinë rrugore.Këta të fundit ndonëse kanë ndërhyrë, shmangia e trafikut ka qenë e pashmangshme. Edhe devijimi i lëvizjes së mjetëve për nga rruga dytësore Rrilë Shënkoll nuk dha asnjë rezultat. prej një jave rrugët që përshkojnë Qarkun e Lezhës janë përballur me një fluks të lartë automjetesh përshkak të festave të fundvitit.[caption id="attachment_645786" align="alignnone" width="640"]Në foto: Radha e gjatë e makinave në superstradën Lezhë-Laç Në foto: Radha e gjatë e makinave në superstradën Lezhë-Laç[/caption]