Buxheti i Bashkisë, Olli akuzon Veliajn: Na ka lënë në terr absolut për projektin e vitit 2016
Këshilltarët e djathtë në bashkinë e Tiranës kanë akuzuar krybashkiakun Erjon Veliaj se po mban peng buxhetin e Bashkisë, i cili sipas Leonard Ollit duhet të ishte shqyrtuar që në muajin nëntor.Leonard Olli: Edhe sot që po flasim mund të ketë kaluar në shumë dëgjesa në Këshillin Bashkiak, mund të ketë kaluar para shumë këshillave që ka shpikur kryetari në detyrë i Bashkisë Tiranë, por nuk ka kaluar nga këshilli i zgjedhur me votë nga qytetarët e Tiranës, dhe në këtë moment jemi në terr absolut përsa i përket projekt-buxhetit”.Olli tha se këshilltarët e djathtë nuk janë njohur me projektet zhvillimore të qytetit:Leonard Olli: “Edhe pse buxheti është miratuar në kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse ligji për funksionimin e pushtetit vendor me dhunë kartonash dhe në një format antikushtetues sërish është kaluar dhe ne sot ndodhemi përpara faktit se nuk dimë asgjë nga projekti për zhvillimin ekonomik të qytetit për vitin që vjen. Jemi në dy shkelje standarte dhe shumë të forta të ligjit.Lidhur me këtë çështje Ora Neës ka kontaktuar me bashkinë e Tiranës, zyrtarë të së cilës shpjeguan se sipas ligjit grupet e interesit dhe këshilltarët do të njihen një javë përpara me buxhetin dhe detajet e tij. Bashkia sqaroi se buxheti do të kalojë për diskutim në mbledhjen e ardhshmë të këshillit bashkiak.Akuzat për kryetarin Veliaj këshilltarët djathtë i bënë pas inspektimit tek fusha ali demi në Tiranë ku akuzoi bashkinë se po lë militantët e saj të zaptojnë hapsirat publike.