Haxhinasto-Ambasadorit italian: Të hiqet taksa “fikse” për transportuesit shqiptarë

Në takimin e parë me Ambasadorin e ri të Italisë në vendin tonë, Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto  ka kërkuar heqjen sa më shpejt taksa “fikse” që daton që nga viti 1956, dhe rëndon transportuesit shqiptarë të mallrave në Itali.Ministri Haxhinasto nënvizoi se zgjidhja e kësaj çështje duhet të vijë sa më shpejt, pasi Shqipëria është i vetmi vend evropian që ka këtë problem.Gjithashtu Ministri shtoi se mes dy vendeve ka bashkëpunim pozitiv në fushën e transportit, ujësjellës kanalizimeve si dhe trajtimit të ujërave të ndotura.Ministri kërkoi nga Ambasadori, Alberto Cutillo, të ndikojë për prezencë më të madhe të kompanive italiane, për të investuar në sektorët kyç të infrastrukturës dhe shërbimeve.