Stoltenberg-Nishanit: NATO strategji kundër terrorizmit, Shqipëria kontribut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani një mesazh urimi për pritjen që iu bë, gjatë vizitës së tij në Tiranë. Në mesazhin drejtuar Nishanit, Stoltenberg vlerësoi rolin e Shqipërisë në përpjekjet për të luftuar terrorizmin si një sfidë e të gjithë aleancës.“I lavdëroj pamasë nismat dhe hapat që Shqipëria ka hedhur në këtë drejtim , si brenda vendit tuaj ashtu edhe si pjesë e përpjekjeve tona më të gjera”, thuhet në mesazhin e Stoltenberg.Mesazhi i plotë“I dashur President,Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për mikpritjen e ngrohtë me të cilën u prita, së bashku me delegacionin që më shoqëronte, gjatë vizitës sime të fundit në Tiranë.I mirëprita shumë bisedimet tona të përbashkëta mbi sfidat me të cilat përballet Aleanca jonë, në veçanti mbi terrorizmin që i ka rrënjët në rajonin e paqëndrueshëm që shtrihet në jug të kufijve tanë. Nga ana e vet, NATO-ja po punon intensivisht për elementet e strategjisë së saj jugore në mënyrë që të mundemi të riafirmojmë gjatë Samitit tonë të Varshavës vitin që vjen faktin se ne po adaptohemi me sukses ndaj mjedisit të ndryshuar të sigurisë. I lavdëroj pamasë nismat dhe hapat që Shqipëria ka hedhur në këtë drejtim , si brenda vendit tuaj ashtu edhe si pjesë e përpjekjeve tona më të gjera.Gjithashtu vlerësoj mendjemprehtësinë tuaj mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, sidomos përkushtimin tuaj duke punuar për marrëdhënie të mira, rritjes së besimit dhe zgjerimit e zmadhimit të dialogut mes vendeve fqinje. Ndaj gjithashtu me ju pikëpamjet tuaja se e ardhmja Euro-Atlantike e Ballkanit Perëndimor ofron perspektivën më të mirë për rajonin.Më lejoni t’ju falënderoj për përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë ndaj Aleancës!Sinqerisht i juaji,Jens Stoltenberg”