Asgjesohen 1.6 tonë ushqime të skaduara në Elbasan dhe Gjirokastër
Ushqime të skaduara dhe pa vulë origjine të mallit janë asgjësuar nga AKU në Elbasan dhe Gjirokastër. Rreth 1.6 tonë produkte bulmetore dhe pije freskuese u sekuestruan në Elbasan, ndërsa në qytetin e gurtë u shoqëruan tre persona pasi u kapën me mjaltë dhe vaj ulliri fals.Në supermarkete apo dyqane ushqimore në Elbasan tregtoheshim nënprodukte të qumshtit si edhe pije freskuese të skaduara. Ka qenë një kontroll i beftë i AKU që evidentoi kalimin e afatit të datës së skandecës të 1.6 tonë ushqimeve, të cilat u asgjësuan.Zenun Bullari, drejtor i AKU: “Është një produkt që e ka kaluar afatin e përdorimit, datën e skadencës. Është bërë bllokimi i këtyre produkteve, e sot po bëjmë asgjesimin e tij. Po monitorojmë supermarketet, mini-marketet, dyqanet e mishit”Edhe në Gjirokastër, Autoriteti i Kontrollit të ushqimit ka intensifikuar kontrollet këtë periudhë të fundvitit, duke sekuestruar rreth 100 kg mjaltë dhe vaj ulliri në zonën e ujit të Ftohtë në tepelenë. tre persona janë shoqëruar për këto produkte që sipas AKU-së janë përfituar nga përzjerrës të ndryshëm dhe nuk kishin pa vulë origjine të mallit.[caption id="attachment_642938" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ushqimet e skaduara te asgjesuara nga AKU[/caption][caption id="attachment_642939" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ushqimet e skaduara te asgjesuara nga AKU[/caption][caption id="attachment_642940" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ushqimet e skaduara te asgjesuara nga AKU[/caption][caption id="attachment_642941" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ushqimet e skaduara te asgjesuara nga AKU[/caption][caption id="attachment_642942" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Ushqimet e skaduara te asgjesuara nga AKU[/caption]