Turizmi në Dardhë, sistemohet rruga hyrëse, rritet niveli i shërbimit

Zona turistike e dardhës falë rikonstruksionit të rrugës hyrëse në fshat ka rritur cilësinë e shërbimit për vizitorët. E frekuentuar në cdo periudhë të vitit, këtë krishtlindje fshati pritet të vizitohet nga qindra turistë.Dardha po bëhet gati të presë qindra vizitorë që kanë zgjedhur të kalojnë festat e fundvitit në këtë zonë turistike.Rikonstruksioni i rrugës hyrëse në fshat, investim me vlerë 4 milionë lekë i fondit shqiptar të Zhvillimit që ka përfshirë dhe shtrimin me gurë të gdhendur, karakteristik e zonës, u jep mundësi turistëve të shkojnë me makinë deri në destinacion.Sistemimi i infrastrukturës do të rrisë ndjeshëm numrin e vizitorëve në Dardhë, e cila ka shumë të zhvilluar turizmin familjar.Dardha, është një ndër destinacionet turistike të shumëfrekuentuara në cdo periudhë të vitit, e zgjedhur për bukuritë natyrore të ndërthurura me kulturë dhe traditë.