Festat e fundvitit, qytetarët e Beratit: Mund të blejmë vetëm ushqimet bazë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Dhjetor 2015, 16:17
Në Berat, qytetarët thonë se mundësitë ekonomike për festuar krishtlindjen dhe ndërrimin e viteve i kanë të pakta. Ndonëse pohojnë se nuk ka rritje çmimeve të ushqimeve të shportës në këtë periudhë të vitit, sërish theksojnë që nuk mund të shpenzojnë ekstra për fundvit.Qytetar: “Ajo ekonomi është si vjet, ashtu edhe sivjet. Unë pensionist jam. Të ardhurat edhe dalin edhe s’dalin po s’kemi ç’të bëjmë, s’kemi tjera”.Qytetar: “Zero mundësi, ato 130 mijë lekë pension ndaji në 30 ditë, s’na dalin për ilaçe”.Qytetar: “E kam gruan në pension vetë jam pa punë, shkoj te zyra e Punës, ajo thotë s’ka punë”.Në qytetin e Beratit numërohen rreth 6 mijë persona të regjistruar si të papunë në zyrat e punës.