Nishani i dorëzon Bibliotekës Kombëtare "Mesharin" e Gjon Buzukut
Biblioteka Kombëtare prej ditës së sotme do të ketë në fondin e saj kopjen e Mesharit të Gjon Buzukut, të cilën në shtator Papa Francesku ia dhuroi Presidentit Bujar Nishani. Kreu i Shtetit ia dorëzoi sot drejtores së Bibliotekës Kombëtare, librin e parë të gjuhës shqipë që daton në vitin 1555.Kopja e Mesharit të Gjon Buzukut, që Papa Francesku ia dhuroi Presidentit Bujar Nishani që sot do të jetë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare.Nishani: Simbolizon plotësisht këto parime dhe vlera të harmonisë dhe bashkëjetesës edhe asaj fetare, e cila ashtu si ky ‘Meshar’ që u rezistoi furtunave shekullore, edhe besimi jo vetëm tek i Plotfuqishmi, që pa dyshim është i pazëvendësueshëm, por dhe besimi tek dija dhe përparimi u rezistoi kohërave shumë të vështira në Shqipëri. Për Kreun e Shtetit, Meshari i Gjon Buzukut i shkruar në vitin 1555 përcjell mesazhe të rëndësishme sic është harmonia fetare, një ndër vlerat e vendin tonë.Presidenti Bujar Nishani kërkoi bashkëpunim te institucioneve për të kthyer vëmendjen e brezit të ri tek libri.Nishani: Ne, institucionet shtetërore duhet të mendojmë së bashku përmes infrastrukturës, dhe profesorët dhe akademikët përmes mendjes së tyre për ta rikthyer shumë më tepër vëmendjen e gjeneratës së re tek libri dhe tek studimet dhe shkrimet.”Dhurata e presidentit Nishani vjen në kuadër të 95-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare.