Ndocaj shtanget nga situata në spital: Beqaj të ndërhyjë, sa nuk është vonë
Pas rastit të arrestimit të infermierit të spitalit të Lezhës për shpërdorim detyre, deputeti i këtij qarku Eduart Ndocaj ka zhvilluar një vizitë blic në ambjentet e këtij spitali.Inspektimin e tij Ndocaj e ka nisur me pavionin e Pediatrisë ku ka konstatuar një sërë problematikash, për të cilat kërkon ndërhyrje emergjente nga Ministri i Shëndetësisë, Beqaj.“Dyshekë 20 vjeçar të pa larë asnjëherë. Mund ti shikoni edhe në foto. Në ato dyshekë duhet të shtrohen fëmijët. Imagjinoni pak sikur fëmijët tanë të shtrohen aty. Në ato kushte i gjetëm femijet që presin të shërohen. Serumet dhe shiringat që mblidhen e hidhen, përdoren disa herë.Prindërit apo nënat marrin bombula gazi, e blejnë vetë qumështin për të ushqyer fëmijet e tyre. Krejt jashtë çdo lloj norme të ushqyeri si dhe të sigurisë. Pastërtia linte shumë për të deshiruar. Pra, normat e higjenës. Nenat i lajnë me dorë vetë rrobat e fëmijëve dhe i vendosin në ballkone për t'i tharë” shkruan Ndocaj në fb.Zoti.Ndocaj ishte dhe në pavionin e infektivit, ku sipas tij situata ishte paksa më e mirë krahasuar me pediatrinë.“Po ashtu mjediset afer hyrjes se kuzhinës janë aspak të pranueshme” vijon Ndocaj.Deputeti krahas shqetësimit mbi infastrukturën dhe higjenën shtron dhe problematikën lidhur me profesionalizmin dhe cilësinë e shërbimit që ofrohet nga stafi i mjekëve.“Për spitalin e Lezhës ka zëra se mjekët i gjen ne kafene dhe pas orës 11:00 të drekës nuk përjashtohet mundesia të kenë edhe doza të forta alkooli. Po ashtu, nuk mungojne edhe raste të mungeses profesionale me pasoja të rënda”.
